Timberlake shkruan libër për golfin

Libri thuhet se do të jetë një përmbledhje kujtimesh të cilat përshkruajnë ‘kohën e Timberlake në fushën e gjelbër dhe përvojat e tij të mbledhura me garues të ndryshëm’.
Nëse Justin publikon libër për këtë sport, ai nuk do të jetë i pari prej fytyrave të famshme që e bën këtë. Në vitin 2008 edhe rokeri Alice Cooper ka shkruar një libër të titulluar “Golf Monster: A Rock 'n' Roller's Life and 12 Steps to Becoming a Golf Addict”.
Justin tashmë disa herë ka treguar dashurinë e tij për golfin ndërsa u paraqit edhe në ballinën e një reviste golfi.
“Më ka pëlqyer të dal në ballinën e revistës Golf Digest. Nuk ju gënjej, e kam kryer. Nuk kam nevojë të bëj edhe ndonjë dalje në ballinë të ndonjë reviste tjetër”, ka thënë Timberlake.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































