Të martën në mbrëmje, tifozët e Chelseat protestuan afër “Stamford Bridge” pasi klubi i tyre u bashkua me Superligën Evropiane.
Blutë janë një nga 12 anëtarët themelues të këtij turneu, dhe pjesë e ‘gjashtë të mëdhenjve’ të Ligës Premier.
Para ndeshjes ku Chelsea luan kundër Brighton, tifozët e klubit ua bënë të qartë se ata ishin kundër Superligës Evropiane.
🎶 WE SAVED FOOTBALL 🎶
Chelsea fans celebrate the news that the club has begun the process to leave the Super League.
(via @RiyadDilhan) pic.twitter.com/QIOQAoMN6r
— ESPN FC (@ESPNFC) April 20, 2021
Qindra njerëz u mblodhën jashtë Stamford Bridge ku pati edhe një konfrontim afër hyrjes së stadiumit ku u paraqit legjenda e klubit, Petr Cech.
Ai në fakt iu desh të luste tifozët që të linin autobusin e ekipit të hynte në stadiumin, pasi ata kishin bllokuar rrugët.
Petr Cech: “I know, but give everybody time” 🤔 pic.twitter.com/PaD0BjB8kQ
— ✈️ (@Arrizabalager) April 20, 2021
“Lërini njerëzit që ta zgjidhin këtë, kjo nuk është gjëja e duhur. Lërini njerëzit të futen brenda. Lërini autobusin të hyjë brenda. Jepni kohë njerëzve”, u ka thënë ish portieri tifozëve të mbledhur.
Petr cech asking Chelsea fans to let the Chelsea and Brighton busses into the stadium 😳pic.twitter.com/kxFkPp4bgC
— 𝘊𝘢𝘭𝘦𝘣 ⚡️🇾🇪 (@Caleb_Mufc) April 20, 2021
Duket se shumë nuk e prisnin një reagim kaq ekstrem nga tifozët në përgjigje të krijimit të Superligës Evropiane. /Telegrafi/