LAJMI I FUNDIT:

“Thor: Ragnarok” dhe “Pantera e zezë”

“Thor: Ragnarok” dhe “Pantera e zezë”

Thor e ka humbur çekiçin e tij të pathyeshëm dhe Black Panther mban mbi shpatulla përgjegjësinë e të qënit një mbret i ri në skenat ekskluzive të Marvel-it, të shfaqura në Comic Con të San Diegos.

Këta janë dy prej personazheve më të lakuar në konventën e përvitshme të apasionuarve pas librave me ilustrime.

“Thor: Ragnarok” do të dalë në kinema në muajin nëntor e fansat po e presin me padurim. Regjisorit iu bashkuan protagonistet Chris Hemsworth, Mark Ruffalo, Tom Hiddleston and Cate Blanchett për të diskutuar sesi ka evoluar personazhi kryesor në këtë film, sidomos pas humbjes së çekiçit të vet të fuqishëm që ka mbetur i bllokuar në një planet të humbur, kur më tepër i duhet të ndeshet me Hulkun në një betejë gladiatorësh.


“U bë pesë herë tashmë që e interpretoj këtë personazh, u mërzita pak të them të drejtën dhe desha të bëj diçka ndryshe”, tha Chris Hemsworth, aktor.

Kur një femër e mbushur me ligësi, Hela, roli të cilës i është besuar Kate Blanchet, merr në dorë drejtimin e planetit të Thor-it, Asgard, atij do t’i duhet të sigurojë të gjithë ndihmën e mundshme të superheronjve, përfshirë atë të vëllait të vet problematik Loki.

Adhurues të shumtë priten me padurim nga ana tjetër transmetimin e pamjeve të para të “Black Panther”, të 2018-s, ku Chadwick Boseman interpreton T’Challa-n, mbretin e ri të kombit imagjinar afrikan Wakanda, i cili është gjithashtu një superhero.

Në film janë mishëruar elemente të kulturave të ndryshme afrikane, çka e bën atë mjaft tërheqës në një kohë kur skenat eksplozive nuk mungojnë. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Magazina
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Magazina
Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli

Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli

Magazina
Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Magazina
Pse ia përmendin thikat Gjestit? Leonardo sqaron ngjarjen që ndodhi edhe në Big Brother të Kosovës

Pse ia përmendin thikat Gjestit? Leonardo sqaron ngjarjen që ndodhi edhe në Big Brother të Kosovës

Magazina
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
Kalo në kategori