Gjykata e Qarkut të Zyrihut ka bërë një thirrje publike për trashëgimtarët e të ndjerit Luz Buçaj, i cili ndërroi jetë më 14 korrik 2024 në Zyrih, ku edhe kishte vendbanimin e tij të fundit.

Luz Buçaj ka lindur më 6 mars 1946 në Ujz të Gjakovës, si djali i Ndou (i njohur gjithashtu si Ndue ose Nue) Buçaj (22.06.1900 – 08.03.1977) dhe Martës (ose Marte) e lindur Djokaj (15.03.1908 – 01.02.1981).


Me vendim të datës 19 mars 2025, është urdhëruar thirrja për trashëgimtarë të mundshëm të palës së ndjerë, për të marrë pjesë në procesin e trashëgimisë. Ftohen të paraqiten:

Të gjithë pasardhësit e mundshëm të vëllait të tij, Kristë Buçaj, i lindur më 24 qershor 1943 dhe i ndjerë më 22 tetor 2008;

Çdo pasardhës tjetër i mundshëm i prindërve të Luz Buçaj – Ndou (Ndue/Nue) Buçaj dhe Marta (Marte) e lindur Djokaj.

Trashëgimtarët e mundshëm kanë afat deri një vit nga data e publikimit për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme për Çështje Trashëgimie në Zyrih.

Ata duhet të dorëzojnë dokumente përkatëse që vërtetojnë lidhjen familjare dhe statusin si trashëgimtarë. Nëse nuk paraqiten brenda afatit apo nuk sjellin dokumentacion të vlefshëm, do të përjashtohen nga procesi i trashëgimisë.

Kujdes: Dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën gjermane, franceze, italiane ose angleze.

Adresa për paraqitje:Bezirksgericht Zürich Einzelgericht Erbschaftssachen Postfach 8036 Zürich Zvicër

Ky artikull u publikua pas kërkesës formale të Gjykatës së Qarkut të Zyrihut (Bezirksgericht Zürich).

Të gjithë palët që kanë informata rreth kesaj shpalljeje, të kontaktojnë drejtpërsëdrejti vetëm këtë gjykatë, në adresën e bashkëngjitur në artikull, si organin e vetëm kompetent lidhur me çështjen në fjalë, transmeton Telegrafi.