Thirrje për projekte për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni-Bullgari

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë shpalli sot thirrjen e dytë publike për projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu gjatë prezantimit të thirrjes tha se aplikantët e mundshëm kanë në dispozicion shtatë milionë euro për projekte në të dyja anët e kufirit, por siç tha, shuma e mjeteve do të varet nga vet projektet që do të miratohen.
Mjetet tha Fazliu, janë të siguruara nga Programi IPA i Bashkimit Evropian, ndërsa Qeveria e Maqedonisë përmes buxhetit të Ministrisë siguron 15 për qind të kostos nga çdo projekt i aprovuar.
Ai tha se objektivi i përgjithshëm është forcimi i bashkëpunimit të njerëzve dhe institucioneve nga rajoni, duke informuar se në kuadër të programit ndërkufitar me Bullgarinë, pjesa e Maqedonisë përfshinë rajonin Verilindor, rajonin Lindor dhe atë Juglindor, me gjithsej 27 komuna.
“Komunat, organizatat joqeveritare, organizatat mbështetëse të biznesit, organizatat arsimore, shkencore dhe kulturore dhe organizata tjera jofitimprurëse mund të aplikojnë në këtë thirrje. Projektet duhet të jenë për mbrojtjen e mjedisit, turizëm, dhe konkurrencë, ose përmirësim i konkurrencës së bizneseve rajonale”, tha ministri Fazliu.
Ai informoi se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 11 maji i vitit 2018, dhe vetëm përmes rrugës elektronike.
Ndryshe, Programi ndërkufitar IPA-së mes dy vendeve për periudhën 2014-2020 është 19 milionë euro, nga të cilat 10 milionë e 335 mijë euro tashmë janë ndarë për 48 projekte të miratuara në periudhën 2007-2013.
“Për këtë qëllim u bëj thirrje të gjithë subjekteve që të aplikojnë në një proces transparent të përzgjedhjes së projekteve më të mira që do të japin ndikim më të madh në ndryshimin e gjërave dhe përmirësimin e kushteve të jetës në këtë rajon kufitar”, tha Fazliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit