LAJMI I FUNDIT:

Theu restorantin për të përgatitur ushqim

Theu restorantin për të përgatitur ushqim

Një burrë i panjohur theu restorantin Matsu Sushi Grill në Hillsdale, qytezën me rreth 10.000 banorë në veriperëndim të New Yorkut, dhe përgati pulë me oriz si dhe la pas vetes një grumbull të enëve të palara.

Policia e shtetit federal të shtetit të New Jerseyt thotë se një plaçkitës i uritur u fut nëpër fluturën e ventilimit, në murin e pasmë të Matsu Sushi grillit, dhe pasi e gjeti një pulë në frigorifer e futi në shporet për ta pjekur. Përgatiti pulë me oriz në tavë.

Detektivi Robert Francaviglia thotë se plaçkitësi nuk ishte i interesuar për para, pasi nuk i preki rreth 200 dollarë që gjendeshin në arkën e restorantit, ndërsa e vetmja gjë që mungonte ishte mishi në eshtrat e pulës. /Telegrafi/