Therje me thikë në qendër të Prishtinës

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor Qendra si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të therjes me thikë ku viktima: Sh. Beqiri, 53 vjeç, ( mashkull, shtetas i Kosovës), ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërkaq policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj shtetasin B. Ajazi, 43 vjeç, mashkull, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.
Në të njëjtën kohë policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskoj edhe thikën, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit Publik, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor, për ta dërguar më pas në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë për hetimin e mëtejmë të rrethanave të rastit, para se rasti t’i kaloj Gjykatës kompetente. /Telegrafi/














































