Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi janë ribashkuar pas tre vitesh për të dhënë shoun pa skenar “Apartamenti 2xl”, me improvizime dhe batuta të momentit, ndërkohë që ata do të vihen në pozitë të vështirë çdo javë nga Turi i grupit “Produkt 28”.

“Është e vërtetë që mbizotëron improvizimi, por nuk do të thotë që ne të hipim në skenë të painformuar fare. Por sigurisht shumë gjëra nuk i dimë dhe do të donim vërtet t’i merrnim vesh, por nuk na i thonë. Është një formulë shumë e vështirë. Jemi zgjedhur për ta bërë ne të tre pikërisht falë këtij kombinimi perfekt që kemi në skenë”, është shprehur Julian Deda në një intervistë për Panorama Plus. /Telegrafi/