Aktorja britanike luan rolin e Hanna Schmitz; njё roje tё pashkollё tё kampit Auschwitz, e cila vendoset para gjyqit pёr krime tё tmerrshme tё luftës.

Winslet ёshtё lavdëruar shumё pёr punёn e saj nё film, duke fituar çmimet Golden Globe dhe Bafta, ndërsa parashihet tё fitojё edhe Oskar nё ceremoninë qё do tё zhvillohet gjatё vikendit.

Por Ron Rosenbaum, gazetari i cili shkoi librin “Explaining Hitler”, ka kritikuar filmin “The Reader” duke e etiketuar si “filmin mё tё keq tё bёrё pёr Holocaustin”.

“Ky ёshtё njё film qëllimi esencial i metaforës sё tё cilit ёshtё tё justifikojё gjermanёt e periudhës naziste nga bashkёpjesёmarja nё krimet e aso kohe”, ka thёnё Rosenbaum.

Ai thotë edhe se filmi ёshtё tepër i lidhur me karakterin e Winslet.