Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”në Prekaz, ku tha se janë për të marr energji të reja në konsolidimin dhe forcimin e shtetit, si dhe për ta anëtarësuar Kosovën në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Ai tha se sot është ngjarja më kulmore, pasi shënon Epopenë e UÇK-së, sakrificën legjendare të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari.
“Sot është dita e unitetit dhe bashkimit qytetarëve pa shikuar dallime partiake, fetare, etnike, për t’u bashkuar edhe njëherë në përpjekjet tona për të fuqizuar edhe më tepër vendin tonë”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa i pyetur se a do të vizitojë familjen Jashari, Thaçi nuk ka dashur të komentojë.