LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Heshtja ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë i ka zhgënjyer qytetarët tanë

Thaçi: Heshtja ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë i ka zhgënjyer qytetarët tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta kanë bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, ku 21 vjet më parë, më 15 janar 1999, forcat serbe në Reçak ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë, të të dy gjinive dhe të gjitha moshave.

Thaçi tha se ky krim makabër zgjoi botën demokratike, e cila deri atëherë ishte kufizuar vetëm në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku i kërkonin Serbisë që të ndalte dhunën dhe të shmangte rrezikun e një krize humanitare në Kosovë.

“E falënderoj posaçërisht ambasadorin William Walker, që gjithmonë na qëndroi pranë. Por, nuk mund të mos e shpreh revoltën e qytetarëve të Kosovës që kishin besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë dhe për të garantuar drejtësi për të gjitha viktimat”, tha presidenti.


Ai më tej shtoi se kjo heshtje dhe amnisti ndërkombëtare e gjenocidit serb të kryer në Kosovë i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët, veçanërisht familjarët e atyre që më nuk janë në mesin tonë.

“Sot në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve, me dhimbje të madhe përkujtojmë të gjitha viktimat e krimeve monstruoze të forcave policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori