LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i pesë të infektuarve me COVID-19

Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i pesë të infektuarve me COVID-19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar stafin mjekësor për punën që po e bëjnë, duke shprehur gëzimin për shërimin e pesë pacientëve me COVID-19.

Thaçi ka bërë thirrje edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

“Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën. Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre”, shkruan Thaçi.


IKSHPK: Pesë pacientë të shëruar nga coronavirusi, katër të tjerë të infektuar, arrin në 112 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu IKSHPK: Pesë pacientë të shëruar nga coronavirusi, katër të tjerë të infektuar, arrin në 112 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në njoftimin e fundit ka konfirmuar se pesë persona janë shëruar nga coronavirusi, kurse janë identifikuar edhe katër raste të reja, duke çuar kështu në 112 numrin e personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK, pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19, kurse rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori