Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Emrush Et’hem Haziri, babain e Lutfi Hazirit, kryetarit të Gjilanit me dekoratën “Hero i Kosovës”.

Lajmin për dekorimin e Emrush Et’hem Haziri me dekoratën “Heroi i Kosovës”, presidenti Thaçi e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook.


“Sot, familjes Haziri i dorëzova dekoratën “Hero i Kosovës” për veprat e sakrificës dhe trimërisë së babait të tyre, Emrush Et’hem Haziri, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë, duke na kujtuar se pa marrë parasysh dallimet në mendime për veprimin politik, qëllimin të gjithë e kishim të njëjtë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

familja haziri