29-vjeçari nuk ka bërë asnjë paraqitje nën drejtimin e përzgjedhësit Alejandro Sabella (për herë të fundit ai kishte luajtur në vitin 2011 kur trajner ishte Sergio Batista), ndërsa me Bianconerët ka shënuar 11 gola në të gjitha garat këtë edicion.

“Nuk mendoj se golat e mi do ta bindin Sabellan që të më marrë në Kampionatin Botëror”, ka thënë ai për Tuttosport.


Tevez është i vendosur që t’i ndihmojë Juves që ta fitojë titullin e tretë radhazi në Serie A dhe ta fitojë epitetin e golashënuesit më të mirë.

“Dua ta fitoj Scudetton me Juven dhe po ashtu do të dëshiroja ta fitoj titullin ‘Capocannoniere’”, ka shtuar argjentinasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app