Telegrafi

Teuta Krasniqi thotë se nuk do të shkojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në muajin shtator të këtij viti.

Ata kanë parashikuar që në dasmën e tyre të ftojnë shumë emra të njohur nga showbizi vendor.

Ndërkohë, për të gjithë ata që janë treguar kuriozë nëse ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta Krasniqi, do të jetë prezente në dasmën e tyre, ajo së fundmi e ka mohuar një gjë të tillë.

E ftuar “N’Kosovë Show”, Krasniqi ka treguar se nuk do të marrë pjesë në këtë dasmë, sepse nuk do ta shihte si diçka të arsyeshme.

Megjithatë, ajo vazhdoi të tregojë se ruan raporte shumë të mira me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë, Tarën.

Në fund ku prezantuesi i tha aktores se Blero ua ka sjell ftesën dhe nëse dëshironte ta shihet, Teuta thjeshtë u përgjigj due thënë: “Ishalla veç kaloni mirë”. /Telegrafi/