Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, përveç angazhime të saj në teatër, tashmë ka një tjetër detyrë në baza ditore.

Teuta është udhëheqëse e studios artistike “iStar”, kurs ky për fëmijë për fusha të aktrimit, pikturës dhe vallëzimit.

Më shumë rreth angazhimeve të aktores, rolit të saj si mësimdhënëse, projekteve artistike, si dhe rreth të përfolurave të fundit për të, ajo ka folur në një intervistë për emisionin “Express” të KTV-së./Telegrafi/