Kohëve të fundit nëpër rrugët e Tetovës, sidomos ato dytësore, gjithnjë e më pak shihen vizat e bardha për këmbësorët apo vijat ndarëse të rrugëve. Kjo dukuri po ndodh edhe tek rrugët të cilat janë përfunduar jo më shumë se 6 muaj më parë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thonë se po bëjnë kontrolle të shpeshta, ndërsa është kërkuar nga autoritetet lokale të ndërmarrin masa për ribërjen e vizave të bardha.
“SPB Tetovë në secilën periudhë të vitit kryen vëzhgime në terren, po ashtu edhe këtë periudhë, kemi bërë kontrolle dhe ku është hasur mungesa e vijave të bardha që shënojnë ndarjen e korsive por edhe vizbardhave, është përgatitur raporti përkatës dhe është kërkuar nga organet kompentente që në kohë sa më të shpejtë të vizatohen që të mund këmbësorët pra të kenë më të qartë se ku ta kalojnë rrugë, dhe po ashtu vozitësit ta kenë qartë se ku e kanë kufirin e korsisë në të cilën lëvizin”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës, mungesën e vizave të bardha, e arsyetojnë me pluhurin e madh që kanë rrugët, por edhe temperaturat e larta, që sipas organeve komunale, ndikon në zhdukjen e shpejtë të tyre.
“Është fakt që vijat, pasi bëhet puna e humbin pamjen për një kohë të shkurtër, gjë që kemi kërkuar sqarim edhe nga vetë firma, nga, na është sqaruar se vijat mbulohen nga pluhuri i formuar dhe nxehtësia e madhe, me ç`rast asfalti lëshon një lëng që mbulon vijat e bardha, dhe kjo është konstatuar jo vetëm tek ne por gjithandej në vendin tonë. Andaj e kemi pauzuar punën e vijëzimit deri në stabilizimin e temperaturave, pas çka do fillojë edhe larja e rrugëve dhe njëkohësisht do bëhet edhe vizimi”, deklaroi Memet Jonuzi, Komuna e Tetovës.
Komuna e Tetovës, ka ndarë fonde në vlerë prej 1.5 milion denarë për vijat e bardha, para këto që nuk mjaftojnë. Rregulli për mirëmbajte të vijave të bardha të rrugëve, sipas komunave kërkon që të ribëhen të paktën dy herë në vit, që të mund të jenë efikase dhe të qëndrueshme, ndërsa komuna e Tetovës, vijëzimin e qytetit e bën vetëm një herë në vit. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Tetë muaj qeverisje, pensionistët përfitojnë 5.000 denarë më shumë

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk