Përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të autoriteteve lokale për autobusët, Tetova edhe më tej mbetet pa transport publik. Banorët shprehen të zhgënjyer nga vonesat disavjeçare për zgjidhjen e kaosit në trafik.
“Ja siç e shihni në vend të autobusëve ne bëjmë transport. Shumë kanë premtuar por nuk kanë realizuar asgjë dhe si duket gjatë do jetë pa transport publik. Disa projekte që i kanë filluar i kanë lënë në gjysmë dhe s`mendoj se do i realizojnë deri në fund”
“Kur, sivjet do i bjere në mot apo tjetër vit! Asnjëherë s`do bëhet, s`është bë gjë ndonjëherë. Vetëm premtime ka”
Komuna e Tetovës edhe në këtë rast shfajësohet duke hedhur topin tek Ministria e Financave. Kreu i Këshillit Komunal thotë se presin pëlqimin për blerjen e autobusëve në vlerë prej 73 milion denarëve.
“Dua të them se ajo ka kaluar më në mbledhjen e bordit të Bankës Botërore, dhe si kërkesë për huamarrje deri tek ministria e Financave ka kaluar, dhe presim tani që ajo të aprovohet”, deklaroi Bekim Memeti, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.
Nga ana tjetër, nga Ministria e Financave thonë se kanë përfunduar të gjitha procedurat, dhe se pritet vetëm dërgimi i dokumentacionit në Bankën Botërore.
“Kërkesa e komunës së Tetovës për furnizim me pesë autobusë, është miratuar nga Banka Botërore, po ashtu edhe nga Ministria e Financave. Pritet tani përfundimi i projekt dokumentacionit final të cilat më pas do të dërgohen në Bankën Botërore për blerjen e autobusëve”, thonë nga Ministria e Financave.
Përveç mos furnizimit të autobusëve, nga drejtoria për transport e komunës së Tetovës, nuk kanë filluar ende as rregullimin e vendeve për pritje të autobusëve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa