Banorët e lagjes Dardania, kanë protestuar sot për të satën herë, kundër deponisë së egër në hyrje të qytetit. Ata shprehen se me rritjen e temperaturave ritet edhe rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie. Ndërkohë që era e keqe që kundërmon prish rahatinë e banorëve të kësaj lagjeje.
“Ne jemi mjaft të revoltuar se ky problem bëri shumë kohë, edhe atë jo vetëm për lagjen por për gjithë qytetin. Insektet shpezët i bartin në gjithë qytetin, jo vetëm në lagjen tonë. Para një viti patëm një premtim prej kryetares se problemi do zgjidhet deri në fund të mandatit, i njëjti i skadoi dhe ky problem jo që nuk është zgjidh por është rritur”.
“Epidemia nga insektet dhe nga mbeturinat për çdo ditë mund të futet edhe nëpër shtëpitë tona por edhe në mullirin e bukës Zhito Pollog nga i cili merr ushqim 70 për qind e qytetit”.
Protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që nuk përjashtohet radikalizmi i tyre, shprehet drejtuesi i Eco Guerillës, Arianit Xhaferi.
Nga Komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja Publike Komunale, disa herë kanë premtuar se problemi i deponisë do të zgjidhet shumë shpejtë, por deri në këto momente zgjidhja e problemit është larg realizimit dhe vazhdon të mbetet vetëm premtim.
https://www.youtube.com/watch?v=2eIgmPsT3JI