Çdo jetë e re lind nga embrioni, i cili është bashkim i bërthamës mashkullore dhe asaj femërore të qelizave seksuale – spermatozoideve dhe vezëve, gjë që pas 24 orëve ndodh fekondimi. Gjatë dy apo tri ditëve në vazhdim, veza e fekonduar kalon nga vezorja në mitër dhe aty fillon të zhvillohet. Pastaj mbështjellësi sipërfaqësor i vezores ndahet dhe krijohet placenta, e cila tajit hormonin placentor.
Si funksionon testi për konstatimin e shtatzënësisë?
Substanca e cila matet në tetin e shtatzënësisë është hormoni HCG (human chorionic gonadotrophin), i cili krijohet në ditët e para të shtatzënësisë. HCG-ja fillon të zhvillohet shumë shpejt – rreth 6 javë, në mënyrë që të arrijë kulmin midis javëve 9 dhe 13 të shtatzënësisë, transmeton Telegrafi.
Sa kohë duhet të kalojë pas aktit seksual për ta bërë testin?
Testi i shtatzënësisë nuk do t’ju japë rezultat relevant dy javë pas fekondimit ose në qoftë se menstruacionet ju vonohen edhe vetëm një ditë. Ovulacioni ndodh në mes të ciklit (në ditën e 14-të, po qe se periudha ju zgjat 28 ditë) ose përafërsisht në ditën e 14-të para cilit të ardhshëm.
Sperma mund “të jetojë” edhe deri në pesë ditë në trupin e femrës, kështu që ekziston shansi potencial që të mbeteni shtatzënë në periudhën prej ca ditëve para apo pas ditës kur ndodh ovulacioni – gjë që do të thotë rreth një javë gjatë ciklit.
Koha e mbetur e ciklit është e shkurtër dhe pak e besueshme se do të mbeteni shtatzënë. Ditët e fundit frytdhënëse janë ato para se t’ju vijnë menstruacionet. Në qoftë se mendoni se keni mbetur shtatzënë, por keni marrë rezultat negativ të testit, pritni edhe pak ditë dhe sërish bëjeni testin.
Është e mundshme që të keni marrë rezultat të pasaktë, në qoftë se menstruacionet ju vonohen për një apo dy ditë, apo nëse ju vonohen një javë, andaj rezultati i testit me siguri është i pasaktë.
A mund të jetë testi im i pasaktë, nëse e kam blerë para një kohe dhe që disa ditë ka qëndruar në banjë?
Në qoftë se testi ka qenë në qese dhe i mbrojtur nga nxehtësia apo ftohtësia ekstreme, çdo gjë do të jetë në rregull dhe mund ta përdorni. Megjithatë, lexoni në paketim datën e prodhimit dhe mënyrën e propozuar të ruajtjes, por shikojeni edhe datën e skadimit. Njëri nga shkaqet që testi mund të japë rezultat të pasaktë është afati i skaduar apo mënyra e papërshtatshme e ruajtjes së testit.
Linja e turbullt në testin e shtatzënësisë a mund të thotë se jam shtatzënë?
Edhe linja e turbullt do të thotë se testi është pozitiv, domethënë se jeni shtatzënë. Niveli i HCG-së nuk është i njëjtë te të gjitha femrat, edhe niveli i ulët i hormoneve nuk është shenjë e keqe.
Sa kohë pas fekondimit testi mund të tregojë rezultat pozitiv?
Në udhëzimet e shumicës së testeve, të cilat mund të gjenden në treg, shkruan se janë të sakta në ditën e parë pas ndërprerjes së menstruacioneve. Te femrat rëndom ovulacioni ndodh 14 ditë para ditës së parë të menstruacioneve, kështu që ai është numri i ditëve sa duhet të prisni pas marrëdhënieve seksuale, në mënyrë që të verifikoni se a ka ndodhur fekondimi.
Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet vrullshëm në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme te secila femër kështu që nuk është e mundshme që sipas nivelit të hormonit të konstatohet java e shtatzënësisë.
Testi i shtatzënësisë funksionon në atë mënyrë që detekton sasinë e hormonit HCG në urinë. Është e logjikshme që disa femra të kenë nivel të lartë të hormoneve e disa të tjera (ato që kanë qenë shtatzënë edhe më parë) kanë nivel më të ulët të hormoneve.
Disa femra mund të marrin rezultat të pasaktë nëse testin e bëjnë më herët për shkak se niveli i hormoneve nuk u është mjaft i lartë, për t’u treguar testi pozitiv. Prandaj, prisni së paku 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta në testin e relevant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet
Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth
Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi