LAJMI I FUNDIT:

Tesla përgatit “kryeveprën” e radhës, veturë plus “raketë” – ka 2.950 kuaj-fuqi dhe arrin shpejtësinë prej 526 km/h

Tesla përgatit “kryeveprën” e radhës, veturë plus “raketë” – ka 2.950 kuaj-fuqi dhe arrin shpejtësinë prej 526 km/h

Elon Musk ka pasur çfarë të tregojë për gjeneratën e dytë të Tesla Roadster në pesë vitet e fundit, por siç qëndrojnë aktualisht gjërat – akoma është larg fillimi i prodhimit të linjës serike.

Megjithatë, vonesat në lansimin e Roadsterit, nuk e kanë ndalur dizajnerin e shquar që të mendoj se si do të mund të dukej përfundimisht versioni i hiperveturës së Tesla, transmeton Telegrafi.

Kreacioni është quajtur Tesla SpaceX Model R dhe është vepër e Maximilian Schneider, dizajnerit gjerman që më herët kishte punuar në Audi, Mercedes-Benz, Volkswagen, Mitsubishi e së fundmi ka lansuar edhe kanalin Design to the Mak në YouTube.


Hipervetura mbështet pretendimet e Musk se Roadster mund të ofrohet me motorë të raketave, por në fakt ai kërkon diçka edhe më ekstreme.

Fillimisht është dizajni. Pamja e Tesla SpaceX Model R nuk ka asgjë të përbashkët me Roadsterin, dhe për këtë është shumë më radikal. Në fakt ka pamjen e ngjashme me prototipin e veturës sportive e jo asaj tradicionale, dhe ka drita LED të vendosura mbi rrotat e para.

Ëndrra e Snider është që hipervetura nga Tesla të vihet në lëvizje nga motori elektrik, por gjithashtu do të kishte motor raketash që do të rezultonte me një fuqi të kombinuar deri në 2.950 kuaj-fuqi. Shpejtësinë maksimale do ta kishte 526 kilometra në orë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Audi R8 kthehet si hibrid me 1,000 kuaj fuqi i bazuar në Lamborghini Temerario?

Audi R8 kthehet si hibrid me 1,000 kuaj fuqi i bazuar në Lamborghini Temerario?

Auto
Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Ju ka ndodhur t’iu mbyllen dyert e veturave dhe të mbesin qelësat brenda? Këto janë dy metodat interesante për ta hapur veturën pa e thyer xhamin (Video)

Ju ka ndodhur t’iu mbyllen dyert e veturave dhe të mbesin qelësat brenda? Këto janë dy metodat interesante për ta hapur veturën pa e thyer xhamin (Video)

Auto
Kalo në kategori