Termocentrali Kosova C do të ndërtohet nga Kosova dhe Shqipëria

“Do të jetë një ndërtim kolosal dhe burim energji për gjithë rajonin”, deklaroi kryeministri Berisha.
Por as ai as Thaçi nuk dhanë detaje për mënyrë e financimit për ndërtimin e tij. “Kemi rënë dakord të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e energjisë në mënyrë që të japim përgjigjen më të mirë. Në këtë fushë ka vështirësi por kemi rezerva kolosale”, tha ai.
Termocentrali Kosova C është një projekt që i përket viteve 80 por është iniciuar nga qeveria e kaluar.
Sipas këtij projekti Termocentrali do ti prodhojë 2.100 megavat orë energji elektrike dhe do të kushtojë rreth 3 miliardë euro.
Energjia elektrike në këtë Termocentral do të prodhohet me qymyr të llojit linjit, dhe kjo është arsyeja që është kritikuar nga ambientalistët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/06/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































