Tërmeti prej 6,1 shkallesh “dridh” Nikaraguan

Lëndimet e personave kryesisht kishin ardhur nga rënia e tavanëve dhe mureve të shtëpive.
Tërmeti prej 6,1 shkallesh, ka shkaktuar gjithashtu edhe ndërprerje të shërbimit të energjisë elektrike dhe të ujit.
Sipas “FoxNews”, qyteti më i goditur ishte qyteti Nagarote, së bashku me komunitetet rreth saj , ku më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan.
Nagarote është 31 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Managua.
Zyrtari i Shëndetësisë, Enrique Beteta, citohet të ketë thënë se lëndime pak më të rënda kanë tre veta. "Njëri ka trauma në kyçin e këmbës, tjetri në këmbë dhe një djalë 16 vjeçar ka pak lëndime në shpinë", citohet Beteta. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































