LAJMI I FUNDIT:

Teprimi me acid folik i dëmshëm

Teprimi me acid folik i dëmshëm

Analizat e reja tregojnë se marrja e acidit folik në formë të preparateve gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë mund ta shtojë rrezikun për zhvillimin e vështirësive në frymëmarrje dhe paraqitjen e infeksioneve në 18 muajt e parë të jetës së të porsalindurit.

Në një studim pesëvjeçar (2000-2005) janë analizuar 32.000 fëmijë, me ç’rast është vërejtur se 22% e nënave të tyre kishin marrë preparatet të acidit folik në tremujorin e parë të shtatzënisë, ndërsa 42% e tyre gjatë gjithë shtatzënisë.

Rezultatet kanë treguar se shumë më të rrezikuar për të zhvilluar vështirësi në frymëmarrje dhe infeksione kanë pasur të porsalindurit, nënat e të cilëve kishin marrë preparate të acidit folik në tre muajt e parë të shtatzënisë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori