Njëri nga emrat kryesorë në NBA, Damian Lillard, thuhet të jetë pranë kalimit te Miami Heat.
32-vjeçari është ndër basketbollistët që vazhdimisht lidhet me klube të ndryshme, megjithëse deri më tani thashethemet nuk janë realizuar.
Ai i ka kaluar 11 sezonet e fundit me Portland Trail Blazers, mirëpo kurrë nuk ka luajtur në një finale të NBA e as nuk ka fituar tituj.
Përkundër mesatares prej 32.2 pikë e 7.3 asistime për ndeshje, ky ka qenë një tjetër sezon zhgënjyes për skuadrën e tij.
Dhe siç ndodh rëndom në fund të çdo sezoni, Lillard lidhet me klubet tjera, duke qenë se konsiderohet tepër i mirë për të luajtur te Blazers.
Mediat amerikane raportojnë se Miami Heat është destinacioni potencial për të ardhmen e tij. /Telegrafi/