Orlando Barone është gazetar dhe shkrimtar argjentinas. Në fund të vitit 1974 merr iniciativën për t’i bërë bashkë Jorge Luis Borgesin dhe Ernesto Sabaton. Me këtë rast ata shkëmbyen ide dhe mendime me njëri-tjetrin. Me regjistrimin e plotë të takimeve midis të dy shkrimtarëve, më vonë ndërtoi vëllimin “Dialogët”, prej nga është marrë fragmenti i mëposhtëm. Në ato biseda të kthjellta, Borges dhe Sabato sqaruan përkimet e rralla dhe dallimet e shumta midis tyre në lidhje me çështjet që përbënin punën e tyre letrare.
Përktheu: Bajram Karabolli
Sabato: Çfarë mendoni për Zotin, Borges?
Borges: (Solemnisht ironik) Është krijimi i madh i letërsisë fantastike! Atë që kanë imagjinuar Wells, Kafka ose Poe nuk është asgjë në krahasim me atë që ka imagjinuar teologjia. Ideja e një qenieje të përsosur, të gjithëfuqishme, të plotfuqishme është vërtet fantastike.
Sabato: Po, por mund të ishte një Zot jo i përsosur. Një Zot që të mos i trajtonte dot mirë punët, që të mos ishte në gjendje të parandalonte tërmetet. Ose një Zot që t’ia fuste gjumit dhe të kishte makthe apo çrregullime çmendurie: atëherë, do të kishte fatkeqësi, katastrofa…
Borges: Ose ne (të dy qeshin.) Nuk e di nëse ishte Bernard Shaw ai që ka thënë: “God is in the making”, që domethënë: “Zoti është duke u bërë”.
Sabato: Është paksa ideja e Strindbergut, ideja e një Zoti historik. Gjithsesi, gjërat e këqija nuk dëshmojnë mungesën e Zotit, madje as atë të një Zoti të përsosur. Ju, thjesht, lini të kuptohet se është më mirë të besosh te budistët. Nëse një fëmijë vdes, në dukje një padrejtësi, ai paguan kështu fajin e një jete të mëparshme. Gjithashtu, është e mundur që ne të mos i kuptojmë planet hyjnore, (të cilat i përkasin një bote të pafund), përmes mentalitetit tonë të bërë për një univers të kufizuar.
Borges: Kjo përkon me kapitujt e fundit të librit të Jobit.
Sabato: Por, më thuaj Borges, nëse nuk beson në Zot, pse shkruan kaq shumë histori teologjike?
Borges: Unë besoj në teologji si letërsi fantastike. Është përsosmëria e zhanrit.
Sabato: Pra, duke supozuar që ju të ishit Bibliotekari i Madh Universal, ky bibliotekar që tërë jetën ëndërroi të ishte, Borges, Biblën do ta vinit në radhë të parë, apo jo?
Borges: Dhe mbi të gjitha një libër si Summa Teologjike. Është një vepër fantastike shumë më e lartë se ajo e Wellsit (qesh). /Gazeta “Shqip”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!

Ç’është socializmi?

KUJDES ME FJALËN
Individualizmi ynë i mjerë
Bulgakovi, Stalinit: Me mua sillen si me ujkun, por edhe një bishë mund të lodhet!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare