Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:45 në pikën kufitare në Vërmicë është ndaluar automjeti ‘golf’ me targa vendore me drejtues E.M., (1986) m/k.
Zyrtarët policorë në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur një qese në të cilën kishte pasur sasi të municionit.
“Në total janë konfiskuar: 577 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 375 euro, 1 telefon mobil, dhe 1 automjet VW. Është njoftuar prokurori kujdestar i PTH -Prizren, ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ‘Blerje, shpërndarje, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve dhe municionit’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme. /Telegrafi/