Mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesën e Kongresit Kombëtar në Brasilia të dielën.
Sipas agjencisë së lajmeve LUSA, qindra njerëz pushtuan ndërtesën, duke bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, përcjell Telegrafi.
Lula është inauguruar një javë më parë.
🚨VEJA: Palácio do Planalto nesse momento. Há relatos de que invadiram também a sala do presidente Lula e depredaram o lugar. pic.twitter.com/OPjQsLGOu3
— CHOQUEI (@choquei) January 8, 2023
Protestuesit tentuan të hynin në Pallatin Planalto, i cili shërben si selia e qeverisë, raportoi LUSA. Videot në rrjetet sociale u shfaqën për t’i treguar ata brenda pallatit.
Es muy grave lo que está pasando en Brasil.
Manifestantes bolsonaristas han conseguido pasar las barreras policiales previas al Palácio do Planalto y avanzan sin ningún tipo de freno 👇 pic.twitter.com/XLa8ArHSIQ
— Diego 🌿 (@DiegoRBCA) January 8, 2023
Grupi kaloi një pengesë policore dhe u ngjit në platformën që ofron qasje në Dhomën e Deputetëve dhe ndërtesave të Senatit.
URGENTE: Invasores quebram vidraças da chapelaria do Congresso e invadem a Câmara dos Deputados. Extremistas já estão no Salão Verde e nos anexos do prédio. Também houve invasão ao Palácio do Planalto. Presidente Lula não está no local. pic.twitter.com/lP91pLqTuf
— Renato Souza (@reporterenato) January 8, 2023
Protestuesit të veshur me bluza të verdha dhe jeshile dhe flamuj brazilianë sulmuan disa automjete të policisë që siguronin ndërtesën. Ata shkatërruan edhe barrierat mbrojtëse.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan qindra njerëz që “shpërndaheshin” në ndërtesë. Protestuesit u pritën me gaz lotsjellës të policisë.
URGENTE: Invasores quebram vidraças da chapelaria do Congresso e invadem a Câmara dos Deputados. Extremistas já estão no Salão Verde e nos anexos do prédio. Também houve invasão ao Palácio do Planalto. Presidente Lula não está no local. pic.twitter.com/lP91pLqTuf
— Renato Souza (@reporterenato) January 8, 2023
Që nga zgjedhjet e 30 tetorit, në të cilat Lula mposhti Bolsonaron, qindra njerëz kanë qëndruar me orë të tëra përpara selisë së ushtrisë në Brasília. /Telegrafi/