Telegrafi

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Erik ten Hag mbajti një fjalim para tifozëve në Old Trafford pas fitores 3-2 të Manchester United ndaj Newcastle United në Ligën Premier.

Në fillim u dëgjua një kor brohoritjesh. Këto ishin nga tifozët e Newcastle United. Por, holandezi me fjalën e tij arriti t’ua mbyllte gojën.

“Nga kryesia, stafi, unë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e shkëlqyer gjatë gjithë sezonit. Siç e dini, nuk ishte një sezon i lehtë, por një gjë që mbeti konstante ishte mbështetja juaj për ekipin”, deklaroi fillimisht trajneri i Djajve të Kuq.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

“Ky sezon nuk ka përfunduar ende. Fillimisht, udhëtojmë në Brighton ku shkojmë për tri pikët dhe më pas shkojmë në Wembley. Ju premtoj se këta lojtarë do t’ju japin gjithçka për ta marrë atë trofe dhe për ta sjellë në Old Trafford”.

“Jam i sigurt se do të jeni aty duke na mbështetur. Faleminderit, ju jeni mbështetësit më të mirë në botë!”, shtoi më tej Ten Hag. /Telegrafi/