Site icon Telegrafi

Temperatura në të cilën duhet të lahen çarçafët për të hequr qafe mikroorganizmat

(Foto: Pexels)

Larja me cilësi të lartë e çarçafëve është një nga hapat që duhet t’i kushtoni vëmendje për ta parandaluar përhapjen e baktereve.

“Çarçafi i pastër nuk është thelbësor vetëm për komoditetin, por edhe për higjienën tuaj. Ndërsa flini, trupi juaj lëshon vajra natyrale dhe djersë, të cilat transferohen në shtrat. Pra, ashtu siç lani rregullisht rrobat, është po aq e rëndësishme për ta mbajtur të pastër çarçafin tuaj”, është shprehur Farah Arshad nga departamenti i shitjeve të kompanisë “Dusk”.

Është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje temperaturës në të cilën i lani mbulesat e shtratit.

Lexo po ashtu Ja përse duhet të lani veçmas çarçafët dhe peshqirët

“Vendosni temperaturën e lavatriçes në intervalin nga 30 deri në 40 gradë Celsius. Kjo është temperatura optimale për të hequr në mënyrë efektive papastërtitë dhe yndyrat dhe për të vrarë bakteret, duke mbrojtur fibrat e mbulesës suaj”, citon Daily Express fjalët e saj.

Kompania “Dusk” njoftoi se kërkimi për një përgjigje në pyetjen “Sa shpesh duhet të ndërrohen çarçafët?” gjatë vitit të kaluar është rritur me 60 për qind.

Mesatarisht, një person ndryshon shtrojën e tij çdo 24 ditë, sipas një studimi të kryer nga Mattress Advisor, megjithëse kjo nuk është ideale.

Preferohet ta lani çarçafin e shtratit tuaj një herë në javë për ta mbajtur të freskët, porse në bazë të rekomandimit të ekspertes, mjafton të lahet mesatarisht dy herë në muaj.

Lexo po ashtu Këto truke do t’ju ndihmojnë të flini më lehtë nëse jeni duke luftuar me ftohjen

“Për sa i përket asaj se sa shpesh duhet t’i lani çarçafët, në përgjithësi rekomandohet që t’i lani ato dy herë në muaj. Megjithatë, nëse keni qenë të sëmurë ose po përjetoni një rritje të simptomave të alergjisë, ndoshta duhet t’i lani më shpesh”, ka deklaruar Arshad.

Sigurisht, nëse udhëtoni shpesh ose nuk flini në shtratin tuaj çdo natë, është në rregull ta shtyni larjen. /Telegrafi/

Exit mobile version