Site icon Telegrafi

“Më telefonuan në orën 1 e gjysmë të mëngjesit”, historia interesante e transferimit të Xabi Alonson nga Real Madridi te Bayerni

Xabi Alonso u largua nga Real Madridi në fund të vitit 2014. Mesfushori spanjoll u drejtua për te Bayern Munich në fund të afatit kalimtar të verës të atij viti.

Skuadra gjermane më pas drejtohej nga Pep Guardiola dhe u ofroi Los Blancos v rreth 10 milionë euro për lojtarin.

Jan-Christian Dreesen tani është President i Bordit të Drejtorëve të Bayernit dhe në një intervistë me faqen zyrtare të klubit zbulon disa nga detajet e kohës së tij si shef i financave.

Ndër to, theksoi se nënshkrimi i Xabi Alonsos ka qenë i preferuari i tij.

“Ishte jashtëzakonisht emocionuese me Xabi Alonson. Unë fluturova në Spanjë në atë kohë dhe ne nuk arritëm një marrëveshje me Realin në fillim”, ka thënë fillimisht Dreesen.

“Pas kthimit tonë, papritmas mora një telefonatë nga Real Madridi në orën 1 e gjysmë të mëngjesit, duke thënë se tani gjithçka është në rregull”.

“Xabi erdhi në Mynih të nesërmen në mëngjes për një kontroll mjekësor dhe ndërsa ai ishte me doktor Muller-Wohlfahrt të shtrirë në tavolinë për ekzaminim, unë qëndrova pranë tij me dosjen e kontratës që ai të nënshkruante”.

“Ai më pas fluturoi për në Spanjë për t’i thënë lamtumirë tifozëve, ndërsa ai u kthye në Mynih dhe menjëherë luajti për ne ndaj Schalke për herë të parë, sikur të kishte qenë me ne prej vitesh”, përfundoi drejtuesi i Bayernit. /Telegrafi/

Exit mobile version