Starlink Albania, kompania që ofron shërbim interneti përmes satelitit është në telashe me zyrën e taksave. Administrata Tatimore ka vendosur sekuestro mbi kompaninë me përfitues fundor Elon Musk, për shkak se ka detyrime të papaguara tatimore.
“Kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor”, ardhur nga Drejtoria e mbledhjes se detyrimeve tatimore te papaguara Rajoni Qendror , Tirane , ku është kërkuar: Vendosja e masës së sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “STARLINK ALBANIA” pajisur me NUIS (NIPT) M21705037B , duke moslejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti,” thuhet në dokumentacionin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
tarlink është një kompani që ofron shërbim të shpejtë internetit përmes satelitit, pa patur nevojë për lidhje fizike. Aktualisht kompania është prezente në mbi 70 vende të botës. Në Shqipëri, ajo është prezente përmes Starlink Albania, e cila është themeluar në maj të vitit 2022.
Aksionet e Starlink Albania zotërohen në masën 100 për qind nga Starlink Holding Netherlands B.V, që ka përfitues fundor miliarderin amerikan Elon Musk. Sipas të dhënave nga bilance zyrtare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në vitet 2022 dhe 2023 kompania nuk ka patur asnjë të ardhur nga aktiviteti i saj në Shqipëri.
Shërbimi i internetit satelitor që ofrohet nga Starlink funksionon përmes një pajisje të posaçme, e ngjashme me një antentë, e cila ka një kosto rreth 450 dollarë. Me instalimin e saj, qytetarët ose bizneset mund të abonohen tek kompania Starlink me një tarifë mujore prej rreth 60 dollarësh dhe të kenë shërbim të shpejtë interneti pa kufi.
Avantazhi kryesor i Starlink është se ajo ofron shërbim interneti edhe në zonat më të thella, të cilat nuk kanë infrastrukturë fizike për mbulim me internet. Edhe pajisja që mundëson shërbimin është e lëvizshme dhe praktike, ndaj mund të merret lehtësisht kudo edhe atëherë kur qytetarëve u duhet të lëvizin. /Kapitali/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania