LAJMI I FUNDIT:

TEB SMS mbushje për numrat e IPKO

TEB SMS mbushje për numrat e IPKO

TEB dhe IPKO kanë lansuar shërbimin e mbushjes së telefonit mobil me SMS të hënën 15 mars, pas një faze të shkurtër të suksesshme pilote. Të gjithë klientët e TEB-it dhe IPKO-s mund të realizojnë mbushje me anë të një SMS-je, që është një mundësi shtesë e blerjes së mbushjeve të IPKO-s.

Nëpërmes TEB SMS mbushjes telefonat e operatorit mobil IPKO do të mund të mbushen me shuma prej 5 EUR e deri në 100 EUR, duke e rritur shumën në numra të plotë prej 1 euro.

Ky është një shërbim që mund të përdorët 24 orë në ditë shtatë ditë në javë nga çdo fshat apo qytet në Kosovë, pasi rrjeti i telefonisë mobile IPKO mbulon me 99.7 për qind popullsinë e vendit tonë.

TEB dhe IPKO në bashkëpunim kanë ofruar shumë mundësi për klientët e tyre duke përfshi edhe blerjen e pakove të televizionit digjital me këste pa kamatë për konsumatorin nëpërmes kartelës Starcard.


Kjo kartelë mund të përdoret në IPKO për blerjen e të gjitha shërbimeve të cilat i ofron kompania e telekomunikimit, duke përfshirë këtu shërbimet e telefonisë mobile, asaj fikse, internetit dhe televizionit kabllor digjital. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori