Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Aty është parashikuar që të intervistohen të tjerë persona të cilët kanë pasur dikur ose kanë ende lidhje me Telekomin e Kosovës.
Fillimisht do të bëhet intervistimi i Mehdi Latifaj, ish zv.kryeshef dhe ish-drejtor teknik në Telekomin e Kosovës.
Pastaj do të bëhet intervistimi i Sabaudin Ramaxhiku, zyrtar ligjor në Telekomin e Kosovës.
Gjithashtu është paralajmëruar intervistimi i Nysret Jashanica, menaxher i produkteve në Telekomin e Kosovës.
Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës në ora 09:00