LAJMI I FUNDIT:

Të palëvizshme por joshëse

Të palëvizshme por joshëse

Zinxhiri britanik i dyqaneve “Debehams” vendosi që në fushatën më të re të modës promovon modelet me invaliditet duke u përpjekur në këtë mënyrë të “thyejë” tabutë që ekzistojnë dhe të tregojë se edhe femrat me invaliditet janë të veçanta dhe meritojnë të jenë në trend.

Për fushatën e modës do të pozojnë disa vajza të palëvizshme, ndërsa fotografitë e tyre do të ekspozohen në dritaret e të gjitha dyqaneve të zinxhirit “Debehams”.

Kjo ide u lindi dy vajzave të reja, po ashtu të palëvizshme, udhëheqëse të një shou të njohur televiziv në Britani, Nikki Foy dhe Natasha Wood.

“Jam e lumtur që në fushatë do të marrin pjesë femra me invaliditet”, tha Foy.


“Secila femër meriton të vishet bukur dhe të jetë e veçantë. Është e domosdoshme se ekzistojnë stile të ndryshme dhe veshje të të gjitha madhësive që i përshtaten formave të ndryshme të trupit”, tha dizajneri Ben de Lisi. /Telegrafi/