Të paktën katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një foshnjë, pas një tornadoje në Oklahoma gjatë natës, pasi stuhitë e forta kërcënojnë me shi të dendur dhe breshër të madh nga Missouri në Teksas të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumë tornado të fuqishme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme u raportuan në terren njëkohësisht gjatë natës të së shtunës në pjesë të Oklahomas, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Catastrophic damage in Sulphur, Oklahoma, after an overnight tornado. #OKwx pic.twitter.com/Pq8LmRUSCC
— AccuWeather (@accuweather) April 28, 2024
Dy vdekje ndodhën në Holdenville dhe e treta afër Marietta në I-35, sipas Keli Cain, drejtoreshë e marrëdhënieve publike për Departamentin e Menaxhimit të Emergjencave dhe Sigurisë Kombëtare të Oklahomas.
Një vdekje e katërt ndodhi në qytetin e goditur rëndë të Sulphur, Oklahoma, tha guvernatori Kevin Stitt në një konferencë shtypi të dielën.
Catastrophic damage in Sulphur, Oklahoma, after an overnight tornado. #OKwx pic.twitter.com/Pq8LmRUSCC
— AccuWeather (@accuweather) April 28, 2024
Ndërkohë ka pasur raporte për lëndime, dëmtime materiale, përmbytje dhe rrëzim të linjave të energjisë elektrike dhe pemëve nëpër disa qarqe të shtunën mbrëma, tha Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave në Oklahoma.
Shkalla e dëmit ishte e paqartë – deri të dielën.
A tornado ripped through Marietta, Oklahoma, destroying a Dollar Tree distribution center and flipping semis. #OKwx pic.twitter.com/D0rAjfi6vq
— AccuWeather (@accuweather) April 28, 2024
Siç theksohet më tej, gati 47 milionë njerëz janë në rrezik për mot të ashpër të dielën nga Teksasi lindor në veri deri në luginën e sipërme të lumit Missisipi, ndërsa komunitetet në Nebraska dhe Iowa vëzhgojnë shkatërrimin që stuhitë tashmë kanë lënë pas. /Telegrafi/