Namir Lapardhaja
Sipas traditës islame, për agjëruesin e ditës së Ramazanit ka dy gëzime: një prej tyre është dita e shpërblimit për sakrificën, ndërsa gëzimi i parë është çelja e iftarit.
Në këtë kuptim, iftari dhe syfyri (në mëngjes herët) kanë në vetvete domethënie të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me shenjtërinë e këtij besimi, duke mos u konsideruar thjesht si dy vakte ngrënieje të zakonshme ushqimi.
Pikërisht këtë shenjtëri, edhe këtë vit, ashtu si vjet gjatë muajit të Ramazanit (që ishte edhe muaj zgjedhor) është duke e thyer politika, e më konkretisht kryeministri i vendit, Edi Rama, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Të paktën, në këto përmasat e viteve të fundit.
Iftaret me regji qendrore, me fjalime kryeministrore dhe në shërbim të propagandës së ditës janë duke u shndërruar në njolla turpi për elitën e myslimanëve në Shqipëri.
Drejtuesit e tyre, herë të korruptuar, herë të lajkatosur nga avujt e aromës së pushtetit, e herë nën dallditë e inferioritetit dhe të injorancës, e kanë shndërruar këtë gëzim të myslimanëve në makineri përfitimi dhe mbështetje vetjake nga ana e pushtetit, duke mos kuptuar se pushteti (kushdo qoftë në krye të tij) ka nevojë për ata (si votues dhe elektorat, pavarësisht besimit) dhe jo e kundërta.
Një javë më parë u ndjeva thellësisht i ofenduar kur iu përgjigja me kënaqësi ftesës së institucionit më të lartë të besimit islam në Berat dhe kur në atë iftar pashë se show-mani i mbrëmjes ishte pikërisht shefi i qeverisë, Edi Rama, me një fjalim që, ashtu siç e mora vesh më vonë, kishte zgjatur më shumë se 20 minuta dhe që sigurisht kishte vënë shumë njerëz në vështirësi, për shkak se ata që kishin agjëruar përgjatë 17 orëve të nxehta të ditës do të duhet të dëgjonin për një kohë relativisht të gjatë një njeri që vinte aty dhe u jepte mend për fenë e tyre, duke e përzier me diskutime të politikës së ditës, si për shembull, Reforma në Drejtësi etj.
Po ashtu, edhe gjatë kësaj fundjave në Elbasan. Më duket e palogjikshme dhe shumë e gabuar që institucionet fetare, pasi shtrojnë iftar për besimtarët, por edhe për institucionet lokale dhe qendrore të administratës publike etj., ia lënë në dorë fatin e organizimit të tyre qeverisë dhe propagandës, duke e përqendruar të gjithë thelbin te fjalimi i Edi Ramës.
Imagjino në Elbasan një kryeministër, i cili gjatë gjithë ditës ishte përballur me të vërtetën e popullit të tij për një shëndetësi të degraduar dhe të dorëzuar totalisht dhe në mbrëmje të vejë e të mbajë leksione spirituale përballë disa besimtarëve, të cilët janë privuar nga ngrënia dhe pirja për më shumë se 17 orë në ditë!
Gjithsesi, gjithë këtë Edi Rama e sheh si pjesë të propagandës së përgjithshme. Ai është në “të drejtën” e tij edhe për të manipuluar, edhe për ta parë bashkësinë e myslimanëve si oazë të votave, mirëpo problemi i madh këtu është me drejtuesit e kësaj bashkësie, të cilët duhet të ruajnë integritetin e tyre, në radhë të parë, por edhe të fesë dhe të përgjegjësisë që kanë mbi krye, duke mos i shndërruar besimtarët dhe agjëruesit e thjeshtë në figurantë të një filmi që nuk ka kurrfarë lidhjeje me ta.
Sigurisht që për fenë, në radhë të parë, por edhe për politikën, do të ishte mirë që të rrinin larg njëra me tjetrën, qoftë edhe në kësi evenimentesh, por edhe nëse do të takoheshin takimi të ndodhte në mënyrë dinjitoze dhe të virtytshme për të dyja palët dhe jo për të mirën e njërës e në dëm të palës tjetër.
Meqenëse ende jemi me agjërim në gojë, do të më duhet të parafrazoj një thënie të popullit tonë që i shkon për shtat rastit konkret, e që thotë: “Kësaj i bie të mbash Ramazan e ta çelësh me… “Ramë”!”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
BMW X8 po vjen!
Stellantis dhe Saft zbulojnë një bateri më efikase dhe më të lirë
Mitsubishi publikon imazh 'ngacmues' të modelit të ri elektrik
Versioni i3 i ardhshëm do të duket më shumë si një BMW 'i vërtetë'
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025