Të gjitha gazetat me PDK-në

Koha ditore në ballinën e vet konstaton se “PDK është e para” dhe vlerëson se “opozita dështoi” në përpjekjet e saj. Kosova Sot, thekson se fitorja është e Thaçit “me ekipin e tij të ri”, duke luajtur me moton e PDK-së në zgjedhje “Misioni i Ri”.
Gazeta “Tribuna” në ballinën e vet e zbërthen akronimin e PDK-së si “Populli Deshi Kështu” për të konstatuar se PDK ka fituar bindshëm në një proces elektoral që të gjithë po e lavdërojnë.
“Zëri” konkludon shkurt “Fiton Thaçi”. “Bota Sot” e thotë troç “PDK e mundi LDK-në” derisa “Epoka e Re” vëren se sovrani votoi për Misionin e Ri. Ndërsa, gazeta “Lajm” në ballinë e përçon mesazhin e PDK-së “Faleminderit Kosovë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































