Site icon Telegrafi

“Do të gjejmë një mënyrë”, Jorginho lë të kuptohet se lojtarët do të paguajnë vetë fluturimin për në Middlesbrough

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka lënë të kuptohet se lojtarët do të fluturojnë me mjete të veta për në Teesside për ndeshjen e tyre në FA Cup në Middlesbrough.

Kufizimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar e pengojnë klubin londinez të blejë bileta aeroplani për ndeshjen e tyre në Middlesbrough në kuadër të FA Cup.

Është një udhëtim 470 kilometra nga Londra, por Jorginho ka lënë të kuptohet se lojtarët janë gati të paguajnë vetë rrugën e tyre.

Lexo po ashtu Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin

“Do të bëjmë diçka; sinqerisht, nuk mendoj se do të shkojmë me autobus”, ka thënë fillimisht Jorginho për Sky Italia.

“Ne po organizojmë diçka, duhet ta bëjmë. Nëse duhet të bëjmë një përpjekje për të mirën e të gjithëve, ne do ta bëjmë atë”.

“Një udhëtim gjashtë-orësh me autobus para një loje nuk është ideal. Duke qenë se kemi mundësi, mund të gjejmë një zgjidhje tjetër”.

Lexo po ashtu Chelsea në vështirësi pas sanksioneve, Havertz thotë se do të paguajë me paratë e tij aeroplanin për në Lille

“Ne do të gjejmë një mënyrë”, përfundoi mesfushori i Bluve.

Ndryshe, para disa ditësh edhe Kai Havertz deklaroi se do ta paguajnë vet aeroplanin për në Lille, ku luajtën ndeshjen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version