"Të dua, mami" - si reagoi P Diddy pasi dëgjoi vendimin e jurisë në gjykatë pasi u shpall i pafajshëm
Reperi amerikan Sean Combs Diddy, i njohur më mirë si P Diddy, u shpall fajtor për organizimin e transportit me qëllim prostitucioni dhe CNN zbuloi se si reagoi ai pasi dëgjoi vendimin.
Përpara se të nxirrej nga salla e gjyqit në Nju Jork, ai u gjunjëzua dhe uli kokën sikur të ishte në lutje. Kur u ngrit në këmbë, iu drejtua audiencës që ishte ulur në galeri dhe filloi të duartrokiste.
Pas kësaj, ai i shikoi anëtarët e familjes së tij dhe tha: "Faleminderit. Të dua, mami". Ata filluan të duartrokisnin dhe disa madje qanë.

Kur Diddy doli nga salla e gjyqit, familja e tij u tha avokatëve se ata ishin një "ekip ëndrrash". Avokati i tij Teny Geragos i përqafoi. Avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se reperi po përgatitej të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
"Kjo juri i ka dhënë Combs dhuratën e jetës. Ju siguroj se ai e vlerëson mundësinë që i është dhënë dhe nuk do të shkelë asgjë që kjo gjykatë i imponon", shtoi ai.

Ju kujtojmë se Diddy përballet me deri në 10 vjet burg. Ai u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime prostitucioni dhe shantazhi. /Telegrafi/












































