Të dielën, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me fillim nga ora 17:00, do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall.
Në ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të ndeshen Liburni dhe Prishtina 01.
Për të arritur në finale, klubi kryeqytetas arriti falë fitores me epërsi të lartë (7-2), si mysafir i Vitisë.
Ndërsa ekipi gjakovar mori vizën për finale, pasi në gjysmëfinale u tregua më i fortë se FC Prishtina, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 8-2.
Nuk ka dyshim se do të jetë një festë futbolli, kur kihet parasysh se takohen dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në futsall.
Theksojmë se është një arritje e madhe për Prishtina 01, duke qenë se në finale të Kupës së Kosovës në futsall arriti vetëm gjashtë muaj pas themelimit.
Finalja e Madhe e Kupës së Kosovës në Futsall për sezonin 2018/2019 zhvillohet ndërmjet lideri i Superligës me liderin e Ligës së parë. /Telegrafi/