Të dhunshëm deri në palcë
Që serbët e grumbulluar në veri të Kosovës janë të dhunshëm e dimë të gjithë ne, por që edhe palcën e tyre e kanë të sëmurë nga psikika e tyre e ndërtuar përmes dhunës, po na bindin veprimet e tyre të njëpasnjëshme që nga paslufta. Aktet e dhunshme të shpeshta nuk kanë pasur të ndalur, duke shkaktuar situate të rënda dhe rrezik të jetës së njerëzve të kësaj pjese.
Rasti i fundit që ndodhi në veri të Kosovës është vazhdimësi e veprimeve të ulëta të grupeve kriminelësh që po veprojnë lirshëm në këtë pjesë, duke e konsideruar zonë të lirë dhe të paprekshme. Shumë mirë të organizuar dhe të udhëhequr nga shteti serb, që të pamundësojnë një jetesë normale dhe të sigurt për banorët e pjesës veriore të kombësive të ndryshme, por më së shumti duke vështirësuar deri në ekstrem jetën e shqiptarëve, që po gjejnë ende forcë të qëndrojnë të palëkundshme në pronat e tyre të ligjshme.
Për çudi, veprimet e këtyre kriminelëve po janë brenda normales për institucionet ndërkombëtare, duke dënuar vetëm me fjalë këto akte të dhunshme, por duke mos ndërmarrë hapa konkret në arrestimin dhe dënimin e kryesve të këtyre akteve të dhunshme. Sa i përket institucioneve të Kosovës, e dimë që asnjëherë nuk kanë pasur mundësi të intervenojnë në këso situata, pasi që përgjegjësinë më të madhe e ka marrë UNMIK-u dhe EULEX.
Nuk është hera e parë që këta kriminelë po marrin jetë njerëzish të pafajshëm dhe po prishin sigurinë, ndërsa po konsiderohen si heronj të popullit serb si në Kosovë, po ashtu edhe në Serbi, duke gjetur mbështetje nga anë të ndryshme dhe atë nga personalitete të larta shtetërore serbe dhe të kishës serbe. Vërtet është brengosëse situata në këtë pjesë të Kosovës, por fajtori për gjithë këtë gjendje është shumë lehtë i vërejtshim, në këtë rast Bashkësia ndërkombëtare, duke lejuar në vazhdimësi të ndërmerren akte kriminale nga bandat serbe mirë të organizuara dhe financuara nga shteti serb dhe në anën tjetër duke ndaluar së vepruari institucionet të Kosovës për të krijuar një ambient të sigurt për të gjithë dhe për të dëbuar grupet kriminale që po veprojnë në veri.
Nuk ka shumë kohë që ka kaluar nga dëbimi i gjyqtarëve nga zyrat e tyre në veri, si dhe granatimin dhe sulmin mbi forcat e KFOR-it nga bandat e lartshënuar, por prapë se prapë kanë mbetur pa u ndëshkuar fajtorët e këtyre akteve, e aq më shumë duke i dhënë liri atyre të fuqizohen edhe më shumë dhe të vazhdojnë me psikikën e tyre të një krimineli të specializuar për të vrarë dhe për të dëbuar njerëz të pafajshëm nga pronat e tyre.
Më së shumti kjo gjendje po i shkon për shtati shtetit serb, të cilët menjëherë pas vrasjes së një personi në veri në ngjarjen e fundit, Këshilli për siguri të lartë i Serbisë mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe për çudi u dhanë deklarata fyese për tërë demokracinë botërore, duke fajësuar Pitër Feith që ka mbështetur Institucionet e Kosovës të hapin një zyre në Veri për të qenë më afër banorëve të saj dhe për t’i shërbyer atyre. Nëse shikohet në parim, vërtet institucionet ndërkombëtare janë fajtorë për një situatë të tillë, pasi që vet i ka krijuar mundësi qeverisë së Serbisë të ndikoj drejtpërdrejtë në prishjen e sigurisë.
Është e pamundur që grupet kriminale që janë funksionale në veri të Kosovës dhe të mbijetojnë për një kohë kaq të gjatë pa mbështetjen institucionale nga Serbia, por nuk po ekziston vullneti i mirë nga institucionet ndërkombëtare për të ndërprerë aktivitetet e jashtëligjshme të këtyre grupeve dhe për të dënuar veprimet e tyre.
Zjarrit nuk po tentohet të fiket, por po i shtohet dhe më shumë lëndë djegëse, vetëm e vetëm që Kosova të mos ketë stabilitetin e saj të merituar. Shpresojmë se sa më shpejtë të përfundoj kjo situatë e rëndë dhe banorët e saj t’i kthehen normales, për të jetuar të lirë dhe në mënyrë të dinjitetshme si në çdo pjesë të lirë të botës.
(Autori është student në Master)



















































