Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se klubet që i japin përparësi biznesit mbi meritat sportive janë ‘të destinuara të dështojnë’ dhe beson se shkarkimi i Paolo Maldinit dëshmon ‘mungesë të kulturës historike dhe mungesë respekti për traditën e Milanit’.
Ish-mbrojtësi legjendar u shkarkua papritur të hënën pas një takimi me pronarin e ri Gery Cardinale.
Kuqezinjtë kanë në mendje një projekt të ri, bazuar në të ashtuquajturin ‘Money-ball’. Milani dëshiron të nënshkruajë lojtarë të rinj premtues me një përdorim masiv të kërkimit dhe algoritmeve, ndërsa Maldini dëshironte një buxhet më të madh transferimi dhe disa nënshkrime me përvojë për të ngritur shiritin.
Për situatën e Maldinit dhe Milanit ka folur edhe trajneri i Los Blancos, Ancelotti.
“Në Madrid, kam mësuar se historia duhet respektuar gjithmonë”, ka thënë Ancelotti për Il Giornale, kur u pyet për shkarkimin e Maldinit
“Këtu, Di Stefano, Amancio, Gento dhe Puskas janë vlera ekskluzive që ende respektohen”.
“Ajo që ndodhi me Maldinin dëshmon mungesën e kulturës historike dhe mungesën e respektit për traditën e Milanit. Është e vërtetë që nuk fitohet me histori, por historia mëson se si të fitosh”.
“Klubet e futbollit që mendojnë se prioritetet e biznesit ndaj meritave sportive janë të destinuara të dështojnë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/