LAJMI I FUNDIT:

Të dashura, urime 365 ditë 8 Marsin

Të dashura, urime 365 ditë 8 Marsin

Edhe sot, në mbarë botën festohet dita ndërkombëtare e gruas. Për herë të parë u festua një shekull më parë, gjegjësisht më 1910. Ndërsa për të 103-tën herë, do ta festojmë “të gjitha” NE në mbarë globin, me shpresë se jo edhe shumë gjatë të jemi të vetme në luftën për të drejta të barabarta.

Nga: Getoarbë Mulliqi

Përderisa nëpër botë, organizohen manifestime të ndryshme për avancimin e pozitës politike dhe ekonomike të gruas në shoqëri, te ne sikur është harruar qëllimi i kësaj dite. Andaj, unë besoj se në fakt pikërisht dita e 8 e marsit, duhet të jetë dita kur gratë duhet të mendojnë për veten dhe gratë tjera, të reflektojnë në atë se, pa marrë parasysh se cilës kulturë, nacionalitet, familje i takojmë, jemi gra dhe jemi të njëjta.

Në familjen time, mund të them se çdo ditë është dita e gruas; nga 5 anëtarë të familjes, 40% jemi femra, pra unë dhe mami, ndërsa të gjinisë së kundërt janë babi dhe dy vëllezërit. Kronologjikisht mund të tregoj për atë se si unë jam trajtuar në familje; në vitin 1991 mami ishte shtatzënë me mua, dhe ndërsa mjeku ia tregon gjininë mamit dhe babit, e shtrembëron fytyrën, mirëpo, siç më kanë treguar, babit tim i ishin mbushë sytë me lot, ngase ishte gëzuar shumë. Prandaj, as sot nuk mund të mos mendoj se çfarë ka menduar ai mjek dhe çfarë e ka bërë që ta shtrembëroj fytyrën? Kush e di?


Pastaj, me kalimin e viteve unë jam trajtuar ashtu që të drejtat e mia ishin të barabarta me ato të vëllezërve të mi. Madje, madje prindërit e mi edhe pasurinë e kanë ndarë barabar, mes meje dhe vëllezërve. Andaj, unë dua të reflektoj në këtë ditë/festë ndërkombëtare, sepse unë i gëzoj këto të drejta çdo ditë, dhe mendoj se mund të kontribuoj me shembullin tim, respektivisht të familjes time, siç kanë kontribuar ato që kanë luftuar një shekull më parë që unë t’i gëzoj këto të drejta që i kam.

Dita e gruas, qoftë apo jo nënë
Ndërsa, nëpër rrjete sociale kam parë tek urohen nënat, dhe jo gratë, m’u duk e arsyeshme që për ata që nuk e kanë këtë informatë, ta sqaroj, se dita e nënës është në muajin Maj, ndërsa me 8 Mars, duhen uruar nëna, motra, gjyshja, e dashura, tezja dhe të gjitha gratë. Është dita e tyre!

Meqenëse te ne kjo ditë shënohet në mënyrë solemne si në shtëpi ashtu dhe në shoqëri, një dhuratë, jo domosdoshmërisht e shtrenjtë, e përcjellë urimin e të gjithë neve për më të dashurat tonë. Dhuratat, e kam mësuar nga familja ime, nuk duhet të jenë të shtrenjta, në kuptimin financiar; dhurata duhet të jetë nga zemra, e menduar mirë dhe me përkushtim, sepse kjo e bënë më të vlefshme. Më kujtohet kur isha në klasën e katërt, dhe, kuptohet, në këtë moshë buxheti me të cilën disponoja nuk ishte edhe aq i madh që ta mbulojë një dhuratë që kushton shumë, unë shkova te mami dhe e pyeta nëse mund të mi huazonte disa të holla. Doja t’ua blejë nga një dhuratë asaj dhe tetës? Mami, pa u mëdyshur m’i ofroj të hollat, por megjithatë nuk hezitoj që të ma kujtoj se isha unë dhurata më e mirë ndërsa sukseset e mia në shkollë dhe të arriturat tjera ato që e bënin më të lumtur se çdo dhuratë që do të mund t’ia blija. Dhe, që atëherë, sa herë që blej lule, unë nuk e harroj se si poezia, që ia dhurova një vit më vonë, e gëzoj shumë mamin tim, poezi kjo të cilën mami im e ruan akoma.

Dhe, pasi që e kam menduar gjatë fenomenin e “Urime 8 Marsi, nëna ime”, kam ardhur në përfundim se kjo festë i është atribuuar nënës ngase personifikon gruan e parë për të cilën të gjithë ne kemi dashuri dhe respekt(këtë teori e mbështet edhe Frojdi) dhe për të cilën kemi dëshirat më të mira. Është logjikë e bukur, andaj do të ishte mirë sikur të shërbehemi me të njëjtën kur mendojmë dhe urojmë edhe femrat tjera!

Të drejtat e grave
Dikush mund të pyetet, a thua pse e përmenda dhuratën dhe pse e kontekstualizova në këtë shkrim? Epo, përgjigja është shumë e thjeshtë por që besoj do t’i bëjë të gjithë të mendojnë se dhuratë më të mirë, më të madhe dhe më të vlefshme nuk ka se suksesi i një gruaje si në jetën private ashtu edhe atë shoqërore. E kjo arrihet nëse ka mbështetjen e më të dashurve duke filluar nga prindërit dhe vëllezërit në rini e duke e kurorëzuar me mbështetjen e burrit dhe familjarëve të tij në moshën e pjekurisë.

Jo rrallë, na bie të dëgjojmë të flasin për gruan, si përfaqësuese e gjinisë së bukur dhe të brishtë; na ka rënë të dëgjojmë se nuk janë të zonjat që mbi supet e tyre të mbajnë peshën e jetës politike dhe publike, dhe se për këtë janë meshkujt më të zotët, ndërkohë që harrohet se gruaja është shtylla e çdo familje. Duke mos e respektuar, apo duke i cenuar të drejtat e një gruaje, në fakt i cenohet e drejta një familje të tërë për të qenë e lumtur. Prandaj, në emër të kësaj lumturie u bëjë thirrje të gjithë bijve, burrave (bashkëshortëve), vëllezërve dhe baballarëve që t’i mbështesin vajzat, motrat, bashkëshortet, tezet, hallat dhe nënat në rrugëtimin e tyre.

Ndërsa po lexoja një kartolinë të cilën e kam pranuar sot, e në të cilën thuhej, “FESTO ELEGANCËN E TË QENURIT FEMËR”, vendosa që kjo do të jetë edhe moto ime për të gjithë 8 marset që do t’i festoj. Unë kam arsye të festoj sepse jam vajza, motra dhe bashkëshortja e mbështetur nga më të dashurit e mijë në rrugëtimin tim si në jetën private ashtu edhe në atë shoqërore. Jam grua që nuk heziton t’i shprehë mendimet e veta dhe që ecën me ballin lartë sepse kam mbështetjen e më të dashurve në këtë rrugëtim!

Gëzuar shoqe, mike dhe motër kudo që të jesh!
Gëzuar dhe për shoqërinë e cila t’i mbanë dyert e suksesit të hapura!
Ju dëshiroj 365 ditë, 8 mars!
Sepse të gjithë kemi nënë, motër ose vajzë, andaj pse të mos e bëjmë 8 mars çdo ditë? Shumë dashuri, më shumë respekt çdo ditë, do të jetë më e bukur se çdo kopsht me lule, në një ditë të vetme.

Duke u nisur nga vetja dhe gjithë femrat që më rrethojnë, dhe duke iu uruar të gjithave një festë të këndshme, dua të përfundoj këtë kolumne me një kërkesë modeste: Ta respektojmë veten, që të na respektojnë të tjerët. Nga unë, për juve e posaçërisht mamin time, që është një SUPER – GRUA, urime ditën tonë. E paçim festë gjithmonë, të dashura! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

A e dini se...
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

A e dini se...
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori