LAJMI I FUNDIT:

Të arratisurin e tradhton Facebooku

Të arratisurin e tradhton Facebooku

Chris Crego vazhdimisht ndërronte statuset në Facebook dhe MySpace, bile ai publikoi edhe fletarrestin ndaj tij si dhe orarin e punës.

Për Cregon ekzistonte një fletarrest, pasi që nuk ishte paraqitur në gjykatë pas një zënke më 2009 në një bar në New York.

Gjykatësi Richard Podgers tha se policia duke kërkuar në internet zbuloi të arratisurin në Facebook dhe MySpace, ku ai rregullisht ndërronte statuset duke treguar se ku gjendej.

Përveç kësaj, ai shkroi edhe adresën e sallonit të tatuazheve në të cilin punonte si dhe orarin e punës, ndërsa profilin ia “zbukuronte” edhe fletarresti kundër tij, të cilin e kishte publikuar.


Policia e New Yorkut kontaktoi kolegët e vet në Indiana të cilët e arrestuan menjëherë atë.

Seanca dëgjimore është caktuar për 5 prill. /Telegrafi/