Anëtari i Baselit, për dallim nga vëllai i tij Granit Xhaka që luan për Zvicrën, ka zgjedhur të vishet kuqezi.

Emocionet e aktivizimit dhe të triumfit ndaj luzitanëve, Taulanti i ka shprehur shkurt e qartë përmes faqes së tij në Facebook, ku shkruan: “Momenti më i lumtur i jetës sime”.


Gjithashtu, Taulanti ka vendosur edhe një fotografi të Lorik Canës, kapitenit të kombëtares, mbi të cilën shkruhet: “Hej, hej; thuajuni të gjithëve: nuk ndërrohet kombësia, nuk shitet SHQIPTARIA”. /KP/Telegrafi/

 
telegrafi sport app