Ajo foto është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale dhe për mbështetjen e madhe të Granitit e ka falënderuar edhe vëllai i tij Taulanti.

Taulant Xhaka ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke falënderuar Granitin për lotët e derdhur dhe mbështetjen e madhe që i dha kuqezinjve.


“Falemnderit për mbështetjen vëlla. Ti je më i madhi, të dua”, shkroi Taulanti në foton e postuar.

Taulant dhe Granit Xhaka do të jenë dy vëllezër në kampionatin evropian por e dy përfaqësuese të ndryshme. /Telegrafi/

talii(1)

telegrafi sport app