Legjenda e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, gjatë ditës së sotme (e enjte) është përfshirë në një aksident komunikacioni në Bodrum, ku mbetën të lënduar pesë njerëz duke e përfshirë edhe këngëtarin.
Artisti kishte ngecur në automjet dhe është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit dhe më pas është dërguar në spital, ku i është nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor.
Sipas njoftimeve në mediat turke, ai ka pësuar frakturë në këngë, por gjendja e përgjithshme e tij është e mirë.
Në një video të publikuar nga spitali, shfaqej Tatlise teksa këndonte një këngë, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë thënë se mjekët i kanë dhënë dritë të gjelbër që të dalë sonte në skenë.
Vet këngëtari ka bërë një postim në InstaStory, ku i ka njoftuar fansat e tij se do të performojë në koncertin e paralajmëruar në Bodrum.
Tatlises i ka falënderuar të gjithë që janë interesuar për shëndetin e tij duke thënë se është mirë dhe se do të interpretojë në mbrëmje. /Telegrafi/