LAJMI I FUNDIT:

Tastierat mund të jenë burim infeksioni

Tastierat mund të jenë burim infeksioni

Një studim i realizuar nga disa ekspertë anglezë të revistës për mbrojtjen e klientëve, "Which?", ka treguar se tastiera mund të jetë burim infeksioni nëse nuk pastrohet mirë.

Gjatë këtij studimi në pjesë të ndryshme të tastierës janë gjetur baktere shumë më tepër sesa në tavolinën ku vendoset tastiera. Ndërsa sipas këtyre ekspertëve bëhet fjalë për një rrezik të lartë nga infeksioni.

Ngrënia afër tastierës, pluhuri dhe moslarja e duarve, sjell deri te grumbullim i llojeve të ndryshme të baktereve në tastierë.

Ekspertët, në bashkëpunim me mikrobiologët, kanë analizuar më shumë se 30 tastiera nga zyra të ndryshme. Disa prej tyre kanë qenë pa baktere falë regjimit të pastërtisë, ndërsa të tjerat kanë përmbajtur baktere të cilat i rrezikonin përdoruesit e tyre për të fituar sëmundje gastrointestinale.