Tash edhe Jahjaga mund të shkojë në Brazil

Por, e para e vendit, kishte refuzuar që të udhëtojë për në Brazil, shtet ky që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse nuk mund të shkonte si përfaqësuese e shtetit të Kosovës dhe si kosovare.
Këshilltari për media i saj, Arbër Vllahiu kishte thënë se shteti i Brazilit i ka ofruar vizë Jahjagës dhe ekipit të saj, por se e para e vendit nuk ka pranuar kriteret e parashtruara nga shteti amerikanojugor. Kurse, ndër kriteret e parashtruara për Jahjagën, siç mëson Telegrafi, ishte edhe posedimi i pasaportës jugosllave.
Pas këtij “fërkimi diplomatik”, duket se është mobilizuar edhe diplomacia kosovare dhe miqtë e Kosovës dhe në ligjin e tyre të ri, autoritetet braziliane kanë përfshirë edhe njohjen e pasaportave të Kosovës, si hap i parë që në të ardhmen mund të dërgojë edhe deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës.
E tash si kosovarë në Brazil mund të shkojnë të gjithë shtetasit e Kosovës dhe bashkë me ta edhe presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga.
PO ASHTU LEXONI: Jahjaga refuzon ftesën për vizitë në Brazil
PO ASHTU LEXONI: Brazili pranon pasaportën e Kosovës (Foto)


















































